martedì 28 ottobre 2008

PREFEKTI I QARKUT TIRANE, RUZHDI KEÇI INICION FUSHATEN E DHURIMIT VULLNETAR TE GJAKUT ME DREJTORITE RAJONALE TE QARKUT.

NJOFTIM PER SHTYP


Me inisiativen e Prefektit te Qarkut Tirane z. Ruzhdi Keçi , eshte pergatitur dhe po fillon nje fushate e dhurimit vullnetar te gjakut nga punonjesit e adminstratave te drejtorive rajonale te Qarkut.
Nisur nga nevojat e spitaleve tona per gjak, ne bashkepunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, kjo fushate u parapri nga takimet sensibilizuese te Prefektit me drejtoret perkates, te cilet e mirepriten nismen dhe moren persiper ta bejne objekt diskutimi e solidarizimi me administratat e kolektivat e tyre.
Sot dhurimi i gjakut po fillon me administraten e Autoritetit Shendetesor Rajonal, si komuniteti me i ndergjegjesuar i punonjesve rreth rendesise se aktit te dhurimit te gjakut. Ne ditet ne vazhdim do operohet mbi bazen e nje grafiku te percaktuar paraprakisht, ku perveç Institucionit te Prefektit dhe Keshillit te Qarkut, do te vijohet me te gjitha drejtorite rajonale te Qarkut.
Kjo fushate pason ate te vitit te kaluar, e organizuar me administratat e organeve te pushtetit vendor dhe jashte preokupimeve e problemeve rutine te dites, synon te merret dhe te mbeshtese kete linje aksioni humanitar, kaq shume te nevojshem per shendetin e shoqerise sone.


Tirane me 28.10.2008



ZYRA E SHTYPIT

PREFEKTURA TIRANE

domenica 26 ottobre 2008

Parandalimi i zjarreve

giovedì 17 luglio 2008

Parandalimi i zjarreve
Parandilimi i zjarreveSot Prefekti i Qarkut Tiranë Z. Ruzhdi Keçi organizoi një mbledhje për situatën e rreziqeve nga zjarri. Në këtë aktivitet morën pjesë:Prefekti i Qarkut Tirane,Kryetari i Këshillit te Qarkut Tiranë, Kryetarët e Komunave ,Shefat e komisariateve,Shefi sektorit P.M.N.Z.SH...Rëndësi e vecante iu vu parandalimit të rrezikut të rënies nga zjarri. U theksua ushtrimi i kontrrolit dhe realizimi i akt-marrëveshjeve me subjekte tregtare në zonat pyjore, ngritja dhe instruksioni i skuadrave vullnetare të shuarjes së zjarreve në komuna, siguria dhe gadishmëria e mjeteve anti-zjarr, si dhe evidentimi i konflikteve të pronësisë në këto zona dhe denoncimi i tyre pranë komisariateve të policisë.Disa nga problemet qe u trajtuan1 Rinovimi dhe forcimi i skemave te vrojtim-sinjalizimit , shpejtësia e ndërhyrjeve në cdo vatër zjarri dhe eventuale.2 Trasmetimi i problematikës së zjarreve në terren.Mesazhi që u percoll ishte se cdo individ që implikohet me dashje ose jo ne zjarrëvënie do të konsiderohet që ka kryer një vepër penale që do dënohet në konform të ligjit ne fuqi.Nga ana e tij Prefekti kërkoi informim të menjëhershëm në raste zjarrëvëniesh të qëllimshme ose jo nga institucionet përkatëse.
ZYRA SHTYPIT Tirane.